'Sa mirë që raportin e zgjedhjeve e shkruan ODIHR, dhe jo kush ka merak se mos mërzitet dear Edi'

Deklaratat e 7 eurodeputetëve sot në Tiranë kanë sjellë edhe reagimin e ish-deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi.

Përmes një postimi në Facebook, ish anëtari I Komisionit Parlamentar të Ligjeve publikon pjesë nga raporti I ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri dhe një sondazh të financuar nga Bashkimi Europian, ku tregohet se 20% e zgjedhësve në Shqipëri ‎u janë ofruar para për t’}iu blerë votën dhe siç thotë vetë raporti, shit-blerja ka ndikuar ne rezultat.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Misioni ODIHR vs. Misioni "Oh Dear‎"

Dosja 339 rast i izoluar? Kur lexon "Mbinjeriun" e Nices (Nietzche) ‎filozofit te famshem, dhe nuk e ke idene qe egziston edhe manuali "Supermen i Durrachium - Si te grabisesh zgjedhjet ne eren moderne" i autorit te famshem Nicja i Shijakut, nuk eshte per t'u cuditur qe shitblerja e votave ne Shqiperi te duket rast i izoluar.

Kam disa pyetje: ‎

‎A e kane lexuar Raportin Perfundimtar te ODIHR, vecanerisht Rekomandimin Prioritar nr. 2 qe kerkon masa te ashpra kunder shitblerjes se votes? Po "proritar" cfare do te thote? Apo kush merret me kesi teknikalitetesh?‎

‎A e kuptojne pse rekomandimi kunder shitblerjes se votes nga numri 14 (rekomandim jo prioritar) ne 2015 ‎kaperceu ne rekomandimin prioritar numer 2 me 2017? Apo kerceu ashtu thjesht per sport?

A ka ndonje arsye qe ne 2017 shitblerja e votes, nga nje krim i thjeshte u be "korrupsion zgjedhor" pra krim i rende qe duhet hetuar nga SPAK? Apo thjesht kemi pasion ne shqiptaret te ndryshojme kodin Penal ne kohen tone te lire?

Po ai sondazhi i financuar nga BE qe nxjerr se 20% te zgjedhesve ne Shqiperi ‎i eshte ofruar t'u blihet vota dhe sic thote ai raport, shit-blerja ka ndikuar ne rezultat? Apo c'e do, para taksapaguesish europiane jane, sa harxhojme ne per NGO-te!

Sa mire qe raportin e zgjedhjeve e shkruajne profesionistet e ODIHR dhe jo kush ka merak se mos merzitet "dear Edi"!