Netanjahu drejt burgut, akuzohet për korrupsion

Avokati i përgjithshëm i Izraelit do të padisë Kryeministrin Benjamin Netanjahu për korrupsion.

Netanjahu po përballet me akuza për ryshfet dhe se ka pranuar dhurata të ndryshme nga biznesmenë të fortë në Izrael.

Këto ngjarje ndodhin përpara zgjedhjeve që do mbahen në prill. Netajahu ka thënë se ai është një viktimë e një gjuetie shtrigash që të majtët opozitarë po bëjnë karshi tij.

Partitë e opozitës kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë që Z. Netanjahu të vazhdojë si kryeministër nëse akuzat vërtetohen.

Mandelblit ka thënë se Gjykata Supreme do të përcaktojë nëse duhet të japë dorëheqjen.