Mourinho: Jam mësuar të fitoj çdo vit, kthehem më fuqishëm

Jose Mourinho është mësuar të fitojë trofe çdo vit.

Gjatë karrierës së tij, portugezi ka drejtuar një numër të klubeve më të mëdha të Europës, përfshirë këtu Chelsean, Real Madridin, Interin, së fundmi edhe “Djajtë e kuq”...

“Unë jam i njëjti si gjithmonë, jam mësuar të fitoj çdo vit, që nga 2003-ta. Ky ritëm i fitoreve u ndal vetëm para 18 muajve. Nuk janë bërë ende 18 muaj që kur e kam fituar titullin në Europa League me Manchester Unitedin dhe tani dua të kthehem edhe më fuqishëm se më parë”, ka thënë Mourinho.

“Kjo është një periudhë në jetën time kur unë po tregohem i kujdesshëm me atë që po e shoh dhe me atë që e lexoj. Tani, shikoj përreth vetes, studioj dhe televizioni im funksionon mirë. Jam në paqe, por, në të njëjtën kohë, dua t’i kthehem futbollit”, përfundoi ai.

Mourinho e la Manchester Unitedin në vendin e gjashtë të Premier Leagues.