Çfarë i ndodh nuhatjes tonë me kalimin e viteve?

Nuk është vetëm një supozim: plakja e gjitarëve shoqërohet me një përkeqësim të vërtetë të ndjenjës së nuhatjes. Një studim i qelizave nervore tek minjtë ka sqaruar shkaqet.

Me kalimin e moshës edhe rigjenerimi i qelizave të nuhatjes ngadalësohet si edhe shumë qeliza të tjera në organizëm. 
Me moshën humbet shikimi po edhe me nuhatjen gjërat nuk shkojnë drejt përmirësimit përkundrazi. Fillojmë të vëmë re që erërat nuk perceptohen më si më parë. 

Pjesërisht, arsyet janë të njohura: Tek gjitarët prodhimi i neuroneve të reja (neurogjeneza) kryesisht fillon në fëmijërinë e hershme dhe vazhdon në moshën e rritur vetëm në disa rajone të trurit. Neuronet e nuhatjes janë një përjashtim, pasi ato zhvillohen nga qelizat staminale në disa faza të ndërmjetme.

Prodhimi i neuroneve të nuhatjes, vazhdon gjatë gjithë jetës së një individi.

Studiuesit në Zentrum Helmholcit Monako dhe në Universitn Mjekësor Mainz, Gjermani, e kanë ndjekur zhvillimin e qelizave të nuhatjes në trurin e miut arritën në përfundimin se aftësia e neuroneve të nuhatjes bie me moshën, sidomos për një popullsi qelizash të quajtura "përforcim dhe tranzit ". 

Në minjtë e vjetër ka më pak qeliza staminale që kthehen në neurone të nuhatjes, dhe mbeten në këtë gjendje për një kohë të gjatë pra veprojnë shumë më ngadalë se në moshë më të re, gati gati këto qeliza “dembelosen”