FOTO/ Dua Lipa ambasadorja globale e brendit më të njohur anglez

Është një nga brendet e para angleze të jeans që u krijua në vitin 1973.

Dhe bëhet fjalë për firmën më të njohur angleze Pepe Jeans London e cila ka vendosur që Dua Lipa të jetë protogonistja e fushatës pranverë- vjeshtë 2019.

Fotot e këngëtares të gjitha janë të shkrepura bardhë e zi dhe në mënyrën natyrale të mundshme.

'Ky partneritet është një moment historik, pasi ne synojmë të konsolidojmë praninë e markës në Evropë, dhe ne përpiqemi të arrijmë një rritje strategjike në tregje të reja. Premton të jetë një vit emocionues për Dua Lipën dhe për Pepe Jeans pasi ne do të shpallim një seri iniciativash të reja’ u shpreh drejtori i marketingut Mark Blenkinsop.