Kjo është deklarata e Luis Suarez për triumfin ndaj Real Madridit

Luis Suarez ka qenë heroi i Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit.

Ai ka qenë autori i dy golave në fitoren 3-0 të katalanasve në "Santiago Bernabeu", duke lënë në hije edhe një si Leo Messi.

"Unë bashkëjetoj me kritikat dhe komplimentet. Jam i qetë, jap gjithmonë maksimumin në fushë dhe kam mbështetjen e skuadrës", ka thënë Suarez në përfundim të ndeshjes.

Në lidhje me ndeshjen dhe ecurinë e Barcelonës, sulmuesi uruguaian tha: "E dinim se do të kishim më shumë hapësira po të shënonim një gol dhe kështu ka ndodhur. Rezultatet tona mund t'i shohin të gjithë. Kemi 5-6 vite që arrijmë në finale".