VIDEO/ Real-Barcelona, hesht ‘Bernabeu’ nga ky gol

Reali i Madridit dhe Barcelona po luajnë në “Santiago Bernabeu” sfidën e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por në minutën e 50-të Suarez kalon Barcelonën në avantazh.

Sulmuesi uruguaian gjuan saktë brenda zone nga një asist i Dembele dhe zhbllokon rezultatin.

Me këtë gol është Barcelona e klualifikuar për në finale, pasi takimi i parë ka përfunduar në barazim 1-1.