VIDEO/ Ja çfarë i ndodh Gareth Bale për gjestin ndaj Atletico Madridit

Gareth Bale i ka shpëtuar dënimit nga Komiteti i Garave i La Ligës për festimin e golit në derbin e Madridit kundër Atleticos, dhe si rrjedhojë do të jetë në dispozicion të Santiago Solarit për El Clasicon e së shtunës.

Komiteti i Garave i La Ligës vendosi të mos e pezullojë uellsianin për gjestin e tij pas shënimit të golit të tretë të Real Madridit në derbin e fundit në “Wanda Metropolitano”.

Në raportin e tij, Komiteti i La Ligës theksoi se sjellja e lojtarit të Realit është e ndaluar dhe sanksionohet nga sistemi legal federal dhe se duhet të jetë subjekt i ndëshkimit nga ky sistem.

Megjithatë, komiteti ka vendosur ta pushojë rastin dhe kundër ndëshkimit të Bale.