‘San Siro’ ‘pushtohet’ nga tifozët kundërshtarë, dyndje për sfidën e rëndësishme

Inter-Eintrakt Frankfurt është një prej çifteve shumë të forta dhe të luftuara të fazës së 1/16-ave në Ligën e Europës.

Ndeshja e parë do të luhet në Gjermani, ndërsa e dyta në Milano.

Që tani ka nisur interesimi i tifozëve gjermanë për ndeshjen e dytë, që do të luhet në Itali, duke prenotuar të gjitha biletat që janë në dispozicionin e tyre, që janë 13500.

Drejtues të skuadrës gjermane kanë negociuar me drejtuesit e Interit, për të marrë 20 mijë bileta, pra 7 mijë bileta më shumë se ato që janë vënë në dispozicion.

Tifozeria e skuadrës gjermane është e “çmendur” dhe këtë e ka treguar fakti se në ndeshjen e grupeve me Lazion në “Olimpico”, edhe pse se ekipi i tyre ishte kualifikuar, në stadium ishin të pranishëm plot 10 mijë njerëz.