FOTO/ Icardi po vuan me Interin, Wanda Nara nis plazhin në Dubai

Wanda Nara ka vendosur të bëjë disa ditë pushime në Dubai.

Së bashku me 5 fëmijët ajo sapo ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, menjëherë ka vrapuar për të bërë plazh, shkruan "Sportmediaset", raporton SYRI.net.

Mesa duket bukuroshja është lodhur nga situata kritike që po kalon bashkëshorti i saj, Mauro Icardi me fanellën e Interit.

Që prej 9 shkurtit sulmuesi argjentinas është larg fushave të blerta, por situata për Icardin bëhet akoma edhe më shqetësuese pasi ai nuk ka shënuar prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.