Federata në Angli nis hetimet për Manchester Cityn, ja për çfarë akuzohet!

Manchester City është duke u hetuar nga Federata Angleze e Futbollit për shkak të pretendimeve se klubi ka shkelur rregullat në merkato.

Për ta blerë Jadon Sanchos nga Watfordi, në mars të vitit 2015, "qytetarët" kishin paguar 230 mijë euro për agjentin e futbollistit që tashmë aktivizohet me Dortmundin.

Këto pretendime u bënë në disa dokumente të publikuara nga gazeta gjermane Der Spiegel, “Football Leaks” ndërsa transferta e Sanchos  u krye kur ai ishte vetëm 14 vjeç.

Në rregulloren e Federatës së Futbollit në Angli është e qartë se futbollistët e rinj nuk mund të përfaqësohen nga agjent deri në moshën 16-vjeçare.

“Tentimet për ta shkatërruar reputacionin e klubit janë të organizuara dhe të qarta. Ne nuk do të ofrojmë asnjë koment tjetër për këto materiale që janë nxjerrë nga konteksti”, shkruhet në reagimin e publikuar nga Manchester Cityt.