Nuk kaloi shumë nga skandali i tradhëtisë Tristan reagon ndaj Khloe

Një ditë më parë, Khloé Kardashian publikoi disa foto mjaft sexy në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej me motrat e saj, Kourtney Kardashian dhe Kendall Jenner. Dhe çfarë ndodhi? Diçka që na ka dalë komplet jashtë pritshmërive.

Tristan i ka pëlqyer fotot në fjalë!

Ndoshta disa prej jush mund të thonë: “E ku qëndron problemi në këtë mes?  Ai i ka bërë thjesht “like”!

Epo nëse mendoni në këtë mënyrë, me shumë gjasë keni humbur lajmin më të përfolur të shoëbiz-it botëror.

Tristan para pak ditësh e ka tradhtuar Khloé me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn.

Ai është parë duke u puthur me të në një festë. Ndërkohë Jordyn ka reaguar duke thënë që ka qenë nën efektin e alkoolit. Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Tristan e tradhton Khloé-n.