FOTOLAJM/ Ky ishte 'krimineli' që mbrëmë u sulmua me lëndë kimike luftarake!

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka sjellë një foto prekëse nga protesta e opozitës mbrëmjen e djeshme përpara parlamentit. Njëherësh, i ka dërguar një mesazh, kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.

Nën foton e një fëmije të mbështjellë me flamur, Paloka shkruan: “Ky ishte ‘krimineli', “armiku” që mbrëmë u sulmua me lëndë kimike luftarake! O Llesh, do të të tjerrë populli bashkë me shefin tënd!”/ar.sh/SYRI.NET