Kjo është nota e Strakoshës pas barazimit ndaj Milanit

Lazio dhe Milani e mbyllën në një barazim pa gola sfidën e parë gjysmëfinale për Kupën e Italisë.

Me Strakoshën që nuk pati shumë punë, duke ndenjur më shumë si spektator në “Olimpico” ndërsa Lazio u përpoq për të shënuar por nuk ia doli dot.

Portieri i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 6 nga media italiane, edhe pse nuk iu desh për asnjë moment që të bënte akrobaci, sepse Milani praktikisht nuk u shfaq asnjëherë i rrezikshëm drejt kuadratin të tij të portës.

Të vetmen pritje, ishte gjuajtja nga jashtë zonës e Calhanoglu që u neutralizua pa problem.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 24 prill.