‘Ekam përjetuar shumë keq’, Ermela e BB rikthehet pas shumë vitesh në ekran

Ndonëse ka qënë shumë e komentuar kohë më parë në media prej kohësh Ermela Mezuraj fituesja e ‘Big Brother 4’ kishte vendosur ta shijonte jetën e saj në privatësi dhe të gjithë u bënë kurioz të dinë se ç’po ndodh me të.

Ermela ishte e ftuar sot në ‘Ftesë në 5’ ku tregoi se daljen në Big Brother e ka perjetuar shumë keq.

’E kam përjetuar shumë keq daljen pas Bigut saqë mu deshtë të rikuperohesha për të gjetur vetveten ose balancat e brendshme të vetes time. Ishte një proces shumë i çuditshëm që unë nuk e prisja, isha shumë e mërzitur me veten sepse nuk prisja këtë, por jemi njerëz, ja që ndodh dhe kështu. Gjatë gjithë kohës kam qënë në kërkim të vetes dhe rikuperim te vetes.Brenda ndihesha bosh nuk e di pse ndodhi kështu’ u shpreh Ermela.