Juventusi i jep portierin klubit të Serie A

Juventusi ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën pas 11 vitesh me portierin Emil Auderio.

Talenti italo-indoniezian është blerë përfundimisht nga Sampdoria për 20 milionë euro.

Auderio konsiderohet si një ndër portierët më premtues në Itali. Shitja e 22-vjeçarit ka ardhur sepse Allegri ka në skuadër porterët: Szczesny dhe Perin.

Te Sampdoria kanë qenë mjaft të kënaqur me paraqitjet e portierit të ri dhe kanë vendosur të paguajnë për ta marrë në pronësi.