VIDEO/ Milanin e shpëton shtylla, Strakosha ruan të paprekur portën e Lazios

Lazio dhe Milani e mbyllën në një barazim pa gola sfidën e parë gjysmëfinale për Kupën e Italisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” pati shumë pak raste, teksa pa ekipin e Simone Inzagit më kërkues.

Me Strakoshën që nuk pati shumë punë, duke ndenjur më shumë si spektator, iniciativën e pati Lazio, ku në pjesën e dytë, u tregua më e rrezikshme.

Milinkoviç-Saviç, por edhe Korrea provuan portën e Donarumës, por 20-vjeçari tregoi aftësitë e tij, duke ndalur topat që “bombardonin” portën.

Rasti më i rrezikshëm ai i minutës së 80-të, ku Çiro Imobile doli i vetëm ndaj tij, por me një parabolë, u ndal vetëm nga shtylla.

Tashmë, kualifikimi për në finale, do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “San Siro”, e programuar të luhet në 24 prill.