VIDEO/ 'Me çfarë e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?'

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "Tempora" në Ora News, ka deklaruar se negociatat me këtë qeveri nuk mund të hapen.

Kryemadhi nuk anashkaloi as lajmin e djeshëm për arrestimin e mundshëm të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, duke hedhur pyetjen: “Me çfarë e kërcënon Dako kryeministrin Rama?”.

“ Nuk ka hapje negociatash pa ndarjen e politikës nga krimi. Kush do e ndajë nga krimi? Edi Rama me Avdylajt? Me çfarë e kërcënon Saimir Tahiri Edi Ramën pas 3 javësh se tani është nëpër Shqipëri. Me çfarë e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? Pse e shkarkoi Fatmir Xhafajn? Pse i kaloi vettingun Donika Prelës? Të gjitha këto të çojnë në një pikë që negociata me këta nuk ka. Ke deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane”, është shprehur kryetarja e LSI-së.