Pas videos për Dakon, reagon Balla: Bravo, ke bërë punë të mirë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin "Dritare", është shprehur se, kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer për 16 vite në këtë detyrë dhe se meriton të rizgjidhet.

Por sipas tij, është asambleja e PS ajo që vendos.

Ditën e sotme ka pasur një vendim nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili lejon kandidimin edhe për ata kryebashkiakë që kanë mbi 3 mandate, ndërsa një ditë më parë ishte kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili deklaroi se Vangjush Dako është pranë arrestimit, si i implikuar në dosjen e famshme “339”.