FOTO/ Kush mori pjesë në festën sekrete të Beyonce dhe Jay-Z?

Yjet hollivudiane duket se pas evenimentit më të rëndësishëm të industrisë kinematografike “Oscars 2019”, nuk kanë qenë të pranishëm vetëm në festën tradicionale që organizohet pas çdo edicioni. Beyonce dhe Jay-Z menduan të kishin festën e tyre personale në një ambient komod ku të ftuarit e tyre të shijonin magjinë e mbrëmjes pa u gjendur nën optikën e kamerave dhe smartphonë-ve.

Disa prej të ftuarve ishin Rihana, Usher, Adele, John Legend me bashkëshorten e tij, Katy Perry dhe Orlando Bloom, Drake, Leonardo Di Caprio, Jennifer Lopez, etj.

Një burim për “US Weekly” ka treguar se siguria në hyrjen kryesore qe tepër e rreptë dhe vetëm të sipërpërmendurit mund t’i bashkoheshin festës. Nëse ndonjë i famshëm kishte ardhur bashkë mendonjë asistent që nuk rezultonte i regjistruar në listë, nuk mund të futej dot.