Ozlem rrëzohet nga shkallët, problemet nuk kanë fund! Ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

Xhenet nuk pranon të martohet me Selimin dhe i lë të gjithë të habitur. Mahir shpëton Arzun nga Kaja. Ai kërcënon Kajan t’i qëndrojë larg. Kaja i kërkon falje Arzus. Mahir largohet me Arzun në krahë.

Selim i kërkon llogari Xhenetit dhe lëndohet shumë nga veprimi i saj. Melisa përgjon bisedën e tyre dhe gëzohet. Selim ndahet nga Xhenet dhe i thotë se ajo nuk e meriton dashurinë e tij.

Ai shkon tek të ftuarit dhe deklaron mbylljen e dasmës. Mukadez shkon prapa Selimit për të folur me të por Nilgyn e ndalon. Selim vuan dhe shfryn nervat në dhomën e tij.

Xhenet shkon në shtëpi dhe qan në krahët e Melisës. Mukadez e përzë Melisën dhe e kritikon ashpër. Arzu, Mahir dhe Kaja shoqërohen në komisariat. Arzu ka frikë të thotë të vërtetën pasi Kaja ka fotot nga vdekja e Rëzait.

Ajo deklaron se Kaja nuk e ka rrëmbyer. Mahir nxehet me Arzun. Arzu i thotë Mahirit se e bëri këtë për sigurinë e familjes dhe fëmijëve. Mahir e merr Arzun në shtëpi por Sema e përzë sërish.

Mahir mbron Arzun dhe zihet me Semën. Ozlem bëhet pjesë e sherrit dhe Sema e shtyn padashje. Ozlem bie nga shkallët. Arzu, Mahir dhe Sema tronditen. Mahir çon Ozlemin në spital.

Melisa gëzohet kur mëson se Arzu është kthyer në shtëpi. Arzu pyet Melisën për dasmën e Xhenetit. Melisa i tregon çfarë ndodhi. Arzu e kupton se Melisa ka gisht në këtë dhe i bërtet.

Kaja mban pistoletën e Mahirit si provë kundër tij. Mahir vendos roje sigurie në shtëpi. Ozlem fajëson Semën, Mahirin dhe Arzun që bebi është në rrezik. Arzu shkon të bisedojë me Xhenetin./revistawho