Parlamenti i rrethuar/ Deputetët e PS kanë frikë të ikin nga salla, shtojnë emrin si diskutantë

Deputetët e Edi Ramës kanë frikë të dalin nga Parlamenti duke qënë se mijëra qytetarë të revoltuar vijojnë protestën e tyre në sheshin përballë Kuvendit.

Bëhet e ditur se deputetë të mazhorancës kanë shtuar emrin në listën e diskutantëve, me qëllim zgjatjen e seancës.

Ata po tentojnë të rrinë sa më gjatë në sallë duke shpresuar që numri i protestuesve jashtë të pakësohet.

Deputetët socialistë kanë shumë frikë të largohen nga séance në këto momente e sidomos të përballen me revoltën e mijëra qytetarëve.

Nga ana tjetër, forcat qeveritare nuk kanë ngurruar të përdorin gaz kundër protestuesve, një numër i madh i të cilëve kanë marrë dëmtime e lëndime të shumta.