Miss 5 milionëshi, Spiropali/ Ta hedhim opozitën në kosh, të emërojmë një të re

Zëdhënësja e qeverisë, deputetja Elisa Spiropali nuk ka kursyer sulmet ndaj opozitës gjatë fjalës së saj në parlament.

Ajo e ka quajtur opozitën ‘plaçkë’ që shqiptarët duhet ta hedhin në kosh pasi ‘do të lindë një opozitë e re’.

‘Dua t’i kujtoj një shprehje të Çerçiz Topullit, kush lufton për plaçkë, plaçkë është edhe vetë.

Shqiptarët do t’i degdisin në koshin e historisë dhe nga ajo mund të lindë një opozitë e re nga shqiptarët dhe për shqiptarët’, – tha Spiropali e mbyllur brenda kuvendit.