Gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Manjani: Nesër do t'ju vijë juve rradha

Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës dhe lëndë helmuese në drejtim të protestuesve, duke mos kursyer as kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët ndodheshin në mes të protestuesve.

Ky veprim i policisë ka sjellë edhe reagimin e ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

 “Gjithë këtë gaz e tym që hedhin sot mbi kundërshtarët, duhet ta llogarisin se do tu hidhet nesër...Me rradhë është kjo punë”, shkruan Manjani në një postim të tijin në rrjetet sociale. 

Ndërkohë protestuesit vijojnë rezistencën para selisë së parlamentit.