‘Kur e mendon veten mami?’, ja ç’përgjigje jep Greta Koçi

Këngëtarja Greta Koçi tregohet tejet e rezervuar për jetën e saj private. Për ta vërtetuar këtë, mjaftoni të shikoni në Instagramin e saj; pothuajse të gjitha fotot e publikuara janë të shkëputura nga sfera profesionale.

Për të shuar kureshtjen rreth faktit se kur Greta mendon të jetë mama, një ndjekës e ka pyetur këtë të fundit në “Insta Story”. “Kam akoma kohë, megjithatë në dorë të Zotit”, i është përgjigjur këngëtarja 27-vjeçare.

Momentalisht ajo çka dihet me siguri është se Greta do të vijë pas publikimit të këngës “E Kuqe” me një bashkëpunim.