Zbulohet sekreti/ Modric kishte rinovuar me Realin para se të fitonte ‘Topin e Artë’

Gjatë merkatos së verës bëri shumë bujë tentativa e Interit për t’i rrëmbyer Realit të Madridit nënkampionin e Botës, Luka Modric.

Mediat u morën me ditë të tëra me këtë rast, por si përfundim fituesi i “Topit të Artë” jo vetëm që nuk u largua nga kampionët e Europës, por mësohet se do të qëndrojë ende për shumë vite në “Santiago Bernabeu”.

Në Spanjë është zbuluar një prapaskenë e Realit në lidhje me historinë e Luka Modricit.

Presidenti Florentino Perez ishte vënë në lëvizje gjatë merkatos së verës për rinovimin në mënyrë automatike të kontratës së mesfushorit.

Modric e kishte firmosur kontratën e re para se të fitonte “Topin e Artë”.

Lajmi bëhet i ditur nga “Mundo Deportivo”, që shkruan se presidenti i “Los Blancos” nuk mund të linte të largohej një nga kolonat më të forta të skuadrës.

Pas verës, ai aplikoi opsionin e rinovimit automatik, që e bën të vlefshme kontratën edhe për një vit tjetër.

Konkretisht, kontrata e kroatit me realin nuk skadon në vitin 2020, por në vitin 2021.

Modric më pas e firmosi kontratën para se të fitonte “Topin e Artë”, pra disa muaj më parë.