Juve kërkon të shesë Dybalan për të transferuar ‘yllin’ e Real Madridit

James Rodriguez pritet të largohet gjatë verës nga Bayern Munich që nuk do të shfrytëzojë opsionin e blerjes së kartonit për kolumbianin.

Mesfushori ofanziv megjithëse po kërkohet nga disa klube të mëdha europiane ai pritet të kthehet përkohësisht te Real Madrid.

Së fundmi “Tuttosport” raporton se Juventusi ka shprehur interesim për të nënshkruar me James Rodriguez.

Për të ardhur deri tek James, “Bianconeri” fillimisht duhet ta shesin Paulo Dybalan, i cili është i pakënaqur tek gjiganti italian.