", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Jonida Maliqi zbulon emrin e stilistit që do ta vesh në Eurovision

 Këtë vit, Jonida Maliqi do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën fituese ‘Ktheju Tokës’

E ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Jonida ka treguar se për veshjen e saj do të kujdeset stilisti i njohur shqiptar, Ardi Asllani.

 “Ekskluzivisht për ju sonte, do të zbuloj se për veshjen time do të kujdeset një djalë shqiptar i cili punon shumë bukur, sidomos veshjet etnike, Ardi Asllani”, është shprehur këngëtarja pasi është pyetur nga gazetarët e vegjël.

Ardi Asllani është kostumografi dhe stilisti i preferuar i shumë yjeve shqiptarë dhe me siguri që do të realizojë një punë të shkëlqyer me Jonidën.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që dyshja bashkëpunon, pasi bashkë kanë realizuar shumë projekte të suksesshme edhe më parë.

View this post on Instagram

Love this Remix version?? of “Ktheju Tokes” Thanks so much @klevi_vallja

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on