Bomba e gazetarit/ Jo vetëm Vangjush Dako në pranga, por edhe...

Nuk pritet vetëm arrestimi i Vangjush Dakos, por edhe eksponentë të tjerë të mazhorancës pritet të arrestohen së shpejti.

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “360 gradë” në Ora News, është shprehur se, kryeministri Edi Rama është i informuar në lidhje me arrestimet që lidhen me dosjen “339” dhe se kryebashkiaku I Durrësit Vangjush Dako nuk është figura e vetme nga mazhoranca që pritet ti vihen prangat.

“Zoti Rama është i informuar se çfarë do ndodhë. Ajo dosja që luan me fatin e tij, dosja 339 do arrestohen të gjithë ata që janë brenda kësaj dosje. Por a do arrestohen të gjithë përnjëherësh? Jo. Sepse po të arrestohen të gjithë përnjëherësh i bie të dalin ata që janë tek 313 sepse janë aq shumë sa nuk i nxë, duhet të nxjerrësh ata përjashta që të futësh këta të tjerë brenda. Por njerëzit që do të përballen me ligjin dhe duhet të shkojnë në atë qeli janë njerëz me pushtet dhe janë pikërisht bashkëpunëtorë të zotit Rama, janë ministra, janë deputetë, janë kryebashkiakë. Janë njerëz të cilët bashkë me grupin parlamentar dhe sado fashikuj të përpiqesh t’i zhdukësh nuk mund t’i zhdukësh provat që janë brenda dhe Dako është personi i parë i ekspozuar tashmë edhe publikisht, është fillesa e arrestimeve dhe është e pashmangshme dhe për emra të tjerë brenda mazhorancës”, është shprehur gazetari i njohur Basir Çollaku.

Lajmin për arrestimin e pritshëm të Vangjush Dakos fillimisht e dha kreu I PD-së, Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu. Ndërsa ditë më parë emri tij u përmend edhe në investigimin e Rai 2, si i lidhur me bandën e Avdylajve në Shijak.