Gazetari 'i'a plas' në sy Fatos Klosit: Në asnjë vend Shefi i Shërbimit nuk del për të bërë temena nëpër emisione

Gjatë emisionit “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji k patur një debat të ashpër mes gazetarit investigativ Basir Çollaku dhe ish kreut të SHISH, Fatos Klosi.

Çollaku e ka akuzuar ish-kryespiunin e vendit si person politik dhe të përfshirë në fushatë për Partinë Socialiste.

Pjesë nga debati: 

Klosi: Dëgjova kryetarin e PD që tha do ta arrestojnë. Nuk është hera e parë. Më duket e paarsyeshme që një kryetar partie del dhe thotë çfarë po bën prokuroria. Nëse ai do të arrestohet sot, nesër do ta japin të gjithë agjencitë e lajmeve që është arrestuar. Mos na bëj lojëra këtu.

Çollaku: Ti je përfshirë vetë në fushatë elektorale. Ke arkivin tënd. Ke bërë atë që nuk duhej bërë.

Klosi: Je i vogël fare të më gjykosh ti mua. Je i profesionalist në disa gjëra të vogla. Ti mbahesh në biseda televizive si ekspert i madh.

Çollaku: Kam qenë në KQZ bashkëkryetar me atë tuajin. E kupton që po flet broçkulla. Shefi i Shërbimit në asnjë vend në planet nuk del për të bërë temena nëpër emisione. Në 25 vjet nuk duhet të flasë. Ka qenë në një detyrë të rëndësishme shtetërore.

Klosi: Me këtë gjuhë nuk më tremb. As shefat e tu nuk më trembin.