VIDEO/ Kepa nuk është i vetmi, dikur edhe Messi refuzoi zëvendësimin e tij

Kepa Arrizabalaga refuzoi urdhrin e Maurizio Sarrit që të zëvendësohej, ndërsa ai nuk është i vetmi që ka turpëruar trajnerin e skuadrës së tij.

Në të kaluarën kujtojmë që edhe Leo Messi ka bërë të njëjtën gjë duke refuzuar urdhrin e trajnerit Luis Enriques.

Ish-tekniku i Barcelës kërkoi të zëvendësonte Messin për t’i lënë vendin Munir El Haddadin.

Në pamundësi për të dalë Messi, Enrique u detyrua që të largonte Neymarin për t’i lënë vendin 23-vjeçarit të talentuar.