Wanda Nara tërbon zikaltërit: Në futboll ka padrejtësi, sjella e Perisic është...

Wanda Nara gjithmonë që flet krijon polemika.

Së fundmi gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit e ftuar në emisionin ‘Tiki Taka’ shpreh se ndihet e qetë për sjelljen e argjentinasit i cili sipas saj nuk ka nevojë të kërkojë falje.

“Të jesh kapiten duhet të tregosh respekt dhe Ikardi e ka bërë këtë gjë, e ka treguar për këdo, për ngjyrat dhe për fanellën në radhë të parë. Thonë se duhet t’u kërkojë falje shokëve, por për çfarë të kërkojë? Për të gjitha këto budallallëqe. Nuk ka pse dhe nuk do të kërkojë falje për asgjë, pasi çdo ditë shkon dhe bën fizioterapi. Unë nuk jam Icardi dhe mund të them çfarë të dua”, u shpreh Wanda.

Gjithashtu ajo e konsideron të padrejtë sjelljen e Perisiç pas golit të Politanos që festoi si Icardi por kroati ia prishi festimin.

“Janë dy pikë me peshë, por për fat jemi mbi të tjerët sërish. Në futboll ka shumë padrejtësi si për shembull penalltia e dhënë në fund, apo sjellja e Perisiç, ose edhe qëndrimi jashtë i Icardi dhe që konsiderohet një përbindësh edhe pse ka dhënë gjithçka për fanellën zikaltër. Penalltinë e Perisiç e pamë të gjithë, por sjellja e tij nuk jep qetësi”, përfundoi ajo.