Trajneri i Fiorentinës shtang të gjithë me deklaratën për penalltinë ndaj Interit
Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli ka komentuar momentin më të diskutueshëm të ndeshjes së mbrëmshme kundër Interit.
Një penallti e dyshimtë në minutën e 11-të shtesë i dhuroi ekipit vendas një pikë përballë zikaltërve.
Por pas ndeshjes edhe trajneri i Fiorentinës e ka pranuar se po të ishte në vendin e gjyqtarit nuk do të akordonte penallti.
“Ishte një ndeshje e mbushur me episode, luajtëm pak dhe më shumë luajti VAR. Unë, të them të vërtetën, disa prekje me dorë në zonë as nuk do t’i vërshëlleja kurrë, por gjyqtarët e dinë… Për mua, futbollistët nuk duhet të rrinë me duar të vendosur pas trupit”, ka thënë Pioli.