Video që po bën bujë në rrjet, Mertens ‘ngacmon’ nga pas kundërshtarin

Në sfidën e Napolit me Parmën, përveç fitores së thellë se napoletanëve me shifrat 0-4, gjatë lojës është vënë re dhe një episod qesharak mes lojtarëve të të dyja ekipeve.

Kur Parma do të gjuante një goditje dënimi dhe muri mbrojtës ishte duke u vendosur nga Napoli, Mertens i fut gishtin nga pas mbrojtësit Graniolo.

Lojtari i Parmës e ka ndjerë këtë prekje dhe ka kapur dorën e belgut, i cili e ka përqafuar dhe ka filluar të qeshë.

Një video kjo që në pak orë është bërë virale në rrjet dhe ka shkaktuar jo pak të qeshur.