VIDEO/ Portieri i Chelseat injoron Sarrin, nuk pranon të zëvendësohet

Skena të pabesueshme janë parë në finalen e “Carabao Cup” që u zhvillua mes Chelseat dhe Manchester Cityt në "Wembley".

Portieri i londinezëve, Kepa Arrizabalaga, ka refuzuar të dalë nga fusha e lojës, pasi trajneri Maurizio Sarri donte ta zëvendësonte me portierin e dytë, Willi Caballero.

“Gardiani” ka kërkuar zëvendësimin pas një dëmtimi dhe më pas ka ndryshuar mendje, duke shkaktuar zemërimin e trajnerit italian, i cili ka shpërthyer kundër portierit.

Sarri tentonte vazhdimisht dhe i kërkonte që të largohet nga fusha, por spanjolli nuk e dëgjoi dhe qëndroi deri në fund.

City fitoi këtë trofe pas ekzekutimit të penalltive, ku Arrizabalaga priti një të tillë, por nuk arriti të bëjë diçka më shumë dhe tani, ndoshta, faji do të shkojë edhe mbi supet e 21-vjecarit.