Bixhoz me dashurinë/ Shivai dhe Anika martohen, ja ç’do ndodhë këtë javë

Shivai vendos të mësojë vetë të vërtetën që të gjithë ja mbajnë të fshehtë. Ai i jep të gjithë pasurinë Anikës por Pinki e zbulon vetë si qëndron e vërteta. Ajo i tregon Shivait se i tha Anikës që ai është djali i Shaktit dhe Kaminit.

Shivai tronditet. Pinki e pranon se e gënjeu Anikën vetëm për ta përzënë nga shtëpia. Shivai nxehet me të ëmën dhe largohet nga shtëpia. Si të mos mjaftonte kjo situatë Ragni rikthehet për tu hakmarrë dhe sjell gazetarët.

Gazetarët e pyesin Shivain nëse Anika është jetime. Shivai u tregon se për të nuk kanë më rëndësi as prejardhja dhe as familja e Anikës. Ai i propozon Anikës për martesë. Anika pranon.

Ata bëjnë planet për dasmën dhe familja Oberoi më në fund është e lumtur. Anika dhe Shivai vendosin të bashkojnë Gorin dhe Omin. Gjyshja i vendos në sfidë Anikën dhe Shivain.

Xhanvi mëson se Piter është vërtet Texhi. Shivai telefonon xhanvin dhe i thotë të kthehen me Texhin pasi do bëjnë dasmën. Xhanvi i kërkon Piterit të bëjë si Texh para familjes. Piter pranon dhe Zvetlana thur planin e saj./revistawho