Adrian Gaxha në një lidhje/ Ja nga është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar Adrian Gaxha është përfolur shpesh herë në mediat rozë për shkak të lidhjeve të tij me figura të njohura të ekranit.

Kohë më parë u përfol se këngëtari është në një lidhje me një vajzë emri i të cilës nuk u mësua po ashtu dhe nga vetë këngëtari nuk u konfirmua.

Por së fundmi burime për ‘Prive’ bëjnë të ditur se kjo lidhje është e vertetë.

Sipas tyre vajza mban inicialet S.D dhe është me origjinë nga qyteti Ferizaj.

Siç është bërë e ditur ajo mban në profilin e saj në Instagram inicialet e këgëtarit.