Pasi Arjoni i mori emisionin Xhani Shqerra çudit me deklaratën e tij

 Ish moderatori i emisionit ‘’My Living’’ , Xhani Shqerra u  largua nga ky emisioni i tij pas një eksperience disa vjeçare për t’iu bashkuar një tjetër ekrani siç është ai i Klan Plusit.

Vendi i tij në emision u zëvendësua nga ish-banori i Big Brother Albania, njëkohësisht prezantues në radio, Arjon Muça.

Të shumta ishin dyshimet nëse Xhani e la vetë emisionin apo e hoqën nga puna dhe në lidhje me këto Shqerra ka folur në një intervistë për ’NRG Radio’

’Nuk ka vend për  krahasime jo vetëm unë ndaj vetës apo Arjonit kushdo të ishte më pas por edhe teleshikuesit nuk kanë pse bëjnë krahasimin. Sigurisht janë mësuar me një imazh dhe me një çift, unë nuk e kam parë se po të doja ta shikoja do të doja ta bëja. Nuk e kam parë më ‘My living’. Kështë që një nga arsyet më të mëdha për të mos bërë ‘My living’ ka qënë fakti i konsumimit të një konteksti të atillë.Çdo gjë ka një përfundim, doja të largohesha në momentin kur nuk kisha çfarë të jepja më më shumë’ tregoi Xhani.