Skandal në Tepelenë! Xhelati i diktaturës nderohet me titullin 'qytetar nderi'

Bashkia e Tepelenës, e cila drejtohet nga socialisti Tërmet Peçi, I ka paraqitur një projekt-vendim këshillit bashkiak për shpalljen “qytetar nderi” të shtetasit Manxhar Binaj.

Por personi në fjalë ka mbajtur postin e ish sekretarit të pare për rrethin e Tepelenës në vitet ’80, raporton Syri.net.

Lajmi bëhet publik nga ish kryeministri Sali Berisha, I cili ka publikuar mesazhin e një prej anëtarëve të këshillit bashkiak të Tepelenës.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje xhelat i diktatures, me porosi te Rama-Ruçit nderohet me titulon qytetar nderi!

Lexoni denoncimin e keshilltarit dixhital. sb

Pershendetje doktor. Une qe po ju shkruaj quhem Xhafer Meca dhe jam keshilltar ne keshillin bashkiak Tepelene, perfaqsues i PD. Ju ve ne dieni se, Bashkia Tepelene i ka paraqitur nje projekt vendim Keshillit bashkiak Tepelene per dhenie te titullit qytetar nderi per ish-sekretarin e pare te partise per rrethin Tepelene ne vitet 1980, Manxhar Binaj. Mendoj se duhet denoncuar ky veprim qe kerkon te lartesoj figurat e regjimit komunist dhe te fyej ata qe kane vuajtur pasojat e atij regjimi.. Mendoj se ky rast duhet denoncuar se paku ne media. Faleminderit.