FOTO/ ‘Luftë’ online mes motrave Vjollca

Prej disa ditësh moderatorja Luana Vjolllca ndodhet me pushime nga ku ka postuar shumë foto e video në rrjete sociale.

Fillimisht Luana ndodhej në Austri në shoqërinë e Krenarit, Marinës,Getoarit dhe motrës së madhe Lira.

Ndonëse aventurave në borë u erdhi fundi për Luanën, dy motrat e saj Marina dhe Lira nuk ndryshuan destinacion.

Të gjithë do të donim që të ishim ne vend të saj, përfshirë këtu edhe Marinën, e cila gjeti rastin për t’ia shprehur mërzinë në një nga fotot që Luana publikoi dje.

Me disa emoji duke qarë, Marina shkroi: “Që nga ky moment e ke ‘block’ nga unë”.

Nga ana tjetër as Luana nuk është ndjerë mirë, që motrat e saj vazhduan pushimet pa të.

“Kthehuni se s’ka lezet pa mua”, i shkruan Luana Marinës, e cila ia kthen: “Shihh, paske gojë të flasësh? Ne po na dhemb zemra kur t’i shohim fotot”.