Hazard në Real Madrid, Chelsea gjen zëvendësuesin e tij

Eden Hazard e ka të sigurtë transferimin tek Real Madrid këtë verë. Ai ka refuzuar disa herë rinovimin me ekipin anglez.

Le10Sport shkruan se ylli i PSG-së, Edinson Cavani, është alternativa e parë e Chelsea për të zëvendësuar Hazardin.

Chelsea edhe pse është dënuar nga FIFA me ndalim transferimi për dy afatet e ardhshme, shpreson që me apel të rrëzojë këtë vendim, dhe t’i lejohen transferimet.