Mbi reperin e njohur rëndojnë 10 akuza për abuzime seksuale

Gjyqi për reperin e njohur R.Kelly i arrestuar nga policia e Chikagos do të nis me 8 mars.

 Mbi reperin  rëndojnë 10 akuza për abuzim dhe bezdisje seksuale në mesin e viktimave ka dhe të mitura.

Avokati i reperit, Steven Greenberg ka deklaruar se këngëtari amerikan refuzon të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke pohuar se nuk janë të vërteta.

R. Kelly rrezikon deri në 7 vite burg. Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bëhen akuza të tilla ndaj reperit.