Tirana fitore me frymën e fundit, Skënderbeu ‘zhytet’ në krizë

Tirana ka “zhytur” në krizë të thellë Skënderbeun.

Skuadra kryeqytetase i falet minutave të fundit të takimit për të shënuar golin e fitores 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Kategorisë Superiore.

Fillimisht ishin miqtë atë të cilët në minutën e 26′ kaluan në avantazh me anë të Kobinah, ndërsa vetëm 20 sekonda nga fundi i pjesës së parë Skënderbeu barazon shifrat, shkruan SYRI.net.

Sibo i ndodhur brenda zonës, ka goditur saktë duke mposhtur portierin Abibi.

Pjesa e dytë nis më vrullshëm për miqtë por sulmuesit kanë humbur raste të arta për shënim.

Deri në minutat e fundit korçaret rezistojnë, por në të 89’, bomberi bardheblu Michael Ngoo është rrotulluar bukur brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës të Dajsinanit.

Pas kësaj humbje, Skënderbeu zbret në vendin e 6-të me vetëm 33 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana pozicionohet e 7-ta me 5 pikë më pak.