Zbulohen fakte të reja për tradhtinë më të përfolur të momentit: Ai është një tradhtar dhe nuk i...

Ngatërresat e fundit të familjes Kardashian-Jenner me Jordyn Woods, kanë bërë që lidhja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson të jetë në qendër të vëmendjes.

Khloe dhe Tristan e kanë filluar lidhjen e tyre në shtator të vitit 2016, kur ish-partnerja e Tristan, Jordan Craig, ka qenë shtatzënë. Në atë kohë, basketbollisti u nda nga partnerja e tij, për tu lidhur me yllin e ‘Keeping Up With The Kardashians’.

Që prej asaj kohe, lidhja e tyre ka pasur shumë ulje-ngritje, pasi janë zbuluar shumë tradhti të Tristan ndaj Khloe-s. Disa burime për ‘UsWeekly’ kanë zbuluar se ai është rikthyer tek ish-i i tij, Jordan, sa herë që ka pasur debate me Khloe-n dhe kjo situatë është përsëritur shpesh.

“Tristan është një person manipulues. Ai është një tradhtar dhe nuk i intereson për askënd, përveç vetes së tij, dëshirave të tij apo nevojave të momentit. Ai madje nuk e mendon tradhtinë e tij me Jordyn si diçka të keqe, pasi në mendjen e tij ka qenë i ndarë nga Khloe. Atij vërtetë nuk i intereson”, është shprehur një burim.

Kujtojmë që Khloe dhe Tristan u bënë prindër për herë të parë, përpara 1 viti.