FOTO/ Babai nuk i flet por Mario ka diçka për ti thënë shqip Bebe Rexhës për klipin

Bebe Rexha ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Last Hurrah” ku duket më seksi se kurrë.

Këngëtarja shfaqet në disa skena puthjesh me femra e meshkuj duke e konsideruar këtë natë si “cmendurinë” e fundit para se ti kthehet normalitetit.

Në tekst flitet për fundjavën e fundit ku do të konsumohet drogë, cigare, alkool dhe çdo gjë do të jetë si më parë.

Bebe ka guxuar të tregojë edhe strijat në të pasme, të cilat shumë vajza i kanë kompleks.

Gjtihashtu këngëtarja me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram shkroi:

“Babai im ende vazhdon të mos më flasë pasi pa këngën time ‘Last Hurrah”.

Por të shumtë ishin që e uruan Bebe Rexhën për klipin e ri dhe një ndër të ishte dhe  makeup artisti i njohur,Mario Dedivanovic që ka shprehur opinionin e tij vetëm me dy fjalë në shqip:

“Sa bukur”!

Kjo nuk është hera e parë, pasi dhe dje ai i shkroi këngëtares “Ëoë gjuhë të madhe, lum nana për ty” në foton që kishte postuar.