Inter edhe pa Icardin kualifikohet në Europa League, mposht Rapid Vienna-n

Interi është kualifikuar në fazën tjetër të Europa Leagues pasi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 5-0 Rapid Vienna.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 1 me 0 për nerazurët, ndërsa sot në “Giuseppe Meazza” vendasit fituan me rezultatin 4-0.

Golin e parë e shënoi Matias Vecino në minutën e 11’-të, ndërsa Andrea Ranocchia e dyfishoi avantazhin shtatë minuta më vonë.

Golin e tretë për Interin e realizoi Ivan Perisic (80’) i cili dribloi bukur portierin dhe mbrojtësit për të dërguar topin drejt rrjetës.

Listës së golashënuesve nuk kishte si t’i mungonte  Matteo Politano (87’).