Konferenca për shtyp e Ramës/ Zonjat e LSI-së 'kryqëzojnë' Ramën: Sot për ty është ditë zie

Vijojnë reagimet pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama. Më aktivët janë anëtarët e LSI—së, ku spikasin ish deputetët, Floida Kërpaçi dhe Nora Malaj.

Reagimi Floida Kërpaçit

Edi Rama
Shqiperia qe ti do, fal teje sot drejtohet nga krimi dhe bandat!
Shqiperia qe ti do, fal teje eshte ne fukarallek, nderkohe qe nje grusht njerezish qe ti mbeshtet jetojne me lukse e te mira!

Shqiperia qe ti do, fal teje ka debuar 400.000 qytetare Shqiptare nga vendi yne!

Shqiperia qe ti do, fal teje, i sherben nje grushti njerezish te kapur dhe ne funksionin tuaj por jo te qytetareve te thjeshte te vendit!

BOLL MË me propagande dhe show ne ERTV sepse nuk ti beson me njeri mashtrimet!
Populli Shqiptar e ka vendosur te ardhmen e Shqiperise!

Gjeni ketu dhe vendimin e gjykates qe fakton
per blerjen e votave ne Vore nga Partia Socialiste! Nderkohe presim hetimin e dosjes se publikuar nga Zeri i Amerikes, dosja e prokurorise me nr. 339.

Edi Rama- Game Over!
Populli- Game its ON!

Reagimi Nora Malajt

Rama ra .Ende nuk beson se ra. Nuk pranon qe populli nuk e do me.Foli dhe me kujtoi ngordhja e çakallit që çjerr, pështyn, angullit, tenton të kafshojë. Tani mos fol më. Sot per ty është ditê zie! Sot qeveria ka rëne dhe bashkë me të dhe parlamenti nuk funksionin. Sot fitoj liria e qytetarëve që ishin me qindra mijëra.

Më herët ishte ish-deputetja Kejdi Mehmetaj ajo që reagoi duke publikuar vendimin e gjykatës ku çertifikohej vjedhja e votave në Vorë në zgjedhjet e fundit.