Nishani: Shqiptarët në protestë rrethojnë Parlamentin

Kreu i Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka reaguar për protesten e sotme me një shenim në faqen e  tij në facebook.

“Shqiptarët në protestë, kërkojnë të largojnë krimin e organizuar nga institucionet dhe pushteti politik”, shkruan Nishani.

“Shqiptarët kanë vendosur të mos largohen më nga vrasja e shpresës por të kthejnë besimin tek fëmijët e tyre në Shqipëri dhe për Shqipërinë”, thotë drejtues i lartë demokrat

Ja postimi i plotë Niashanit:

Shqiptarët në protestë rrethojnë Parlamentin.

Kërkojnë zgjedhje të lira !

Kërkojnë të largojnë krimin e organizuar nga institucionet dhe pushteti politik.

Kërkojnë shtetin tu shërbej qytetarëve dhe jo bandave të krimit dhe trafikantëve të drogës.

Kërkojnë Qeveri nga populli dhe për popullin, jo më Qeveri nga vjedhja dhe për të vjedhur.

Shqiptarët kanë vendosur të mos largohen më nga vrasja e shpresës por të kthejnë besimin tek fëmijët e tyre në Shqipëri dhe për Shqipërinë.

Shqipëria mbi Partinë.