VIDEO/ Basha: Sot dita e parë për kthimin e parlamentit tek shqiptarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për mediat gjatë rrugës duke shkuar për të ju bashkuar protestuesve tek parlamenti.

Basha është shprehur se sot bëhet realitet djegia e mandateve nga opozita, ndërsa është dita e parë e protestës që parlamenti ti kthehet shqiptarëve.

‘Dita e sotme është dita e parë për tu kthyer shqiptarëve parlamentin dhe qeverinë.

Kjo e ardhme nuk do të jetë e qeveritarëve të lidhur me krimin, e dakove, niçajve, bajrave.

Sot ne bëjmë realitet djegien e mandateve, të mos jemi fasadë e një qeverie të kapur nga krimi që punon vetëm për oligarkët dhe kërkojmë një parlament të zgjedhur nga vota e qytetarëve që do të na çojë drejt Evrpopës.

Ne udhëheqim nga vlerat europiane, të kontrollit të pushteteve, të respektimit të të drejtave të njeriut’, tha Basha.