FOTO/ Ja nota për Strakoshën pas eliminimit nga Europa League

Sevilla nuk e diskutoi kualifikimin duke fituar 2-0 ndaj Lazio-s në "Ramon Sanchez Pizjuan".

Nuk ishte një nga paraqitjet më të mira të portierit shqiptar Thoma Strakosha.

Pasi e kishte mposhtur ekipin italian 1-0 në Itali, skuadra e Machin bindi edhe në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë Strakosha me shokë do të kthehen të zhgënjyer në shtëpi, pasi mund të kishin bërë më shumë, sidomos në pjesën e dytë kur vendasit mbetën me 10 lojtarë.

Pas ndeshjes “Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku portieri shqiptar mori notën (6.4), ndërsa më i miri i ndeshjes u shpall mesfushori i Sevillas, Sarabia (8.1), shkruan SYRI.net.

Ja vlerësimi për të gjithë lojtarët: